Rama: Brenda vitit tjetër do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2'!

14 Tetor 2021, 12:00

Brenda vitit tjetër Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në Kuvend, deklarata pa nota humori, por një ambicie e re e qeverisë. Ndonëse se në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë shpejt.

"Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët 'Shqipëria në Orbitë' dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2', qeshni por do i shikoni atje në orbitë, tha Rama.