Rama: Do presim samitin e Komunitetit Politik Europian, në 2027 atë të NATO! Të vegjël, por shumë të respektuar

30 Dhjetor 2024, 11:47

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek dy samitet që pritet të mbahen në Shqipëri. Rama tha se më 16 maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sipas Ramës, kjo është një arritje që reflekton respektin dhe vlerësimin ndërkombëtar për Shqipërinë.