TIRANË- Pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar nga Partia Socialiste, 2 ditë pasi vendosi ta shkarkojë nga detyra. Këtë Rama e ka bërë në sy të kryebashkiakëve të tjerë duke i paralajmëruar se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.
Shkarkimi dhe përjashtimi i Tushes, Rama tha se janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit dhe nëse rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

















