Me thirrjet Shqipëri, Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka folur para studentëve në stadiumin ‘Air Albania’ duke thënë se mes tyre ndodhen kampionët e ardhshëm të Shqipërisë.
“Në këtë stadium, fjala më e bukur që mund të thuhet është Shqipëri. Nga këtu, e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë ‘Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’. Me këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, ata që do të nderojnë jo vetëm veten e prindërit por mbarë kombin shqiptari. Kjo është një lëvizje për shëndetin, për mendjen e shëndoshë, për të kaluar të bashku orët e lira duke u argëtuar e duke garuar me njëri-tjetrin e në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore”, tha Rama.