Rama i përgjigjet KLGJ: Ça presioni, mos u shqetësoni për trysni, bëni punën atje! Ça bëjnë gjithë ata punonjës me paga të jashtëzakonshme

13 Shkurt, 10:03 | Përditesimi: 13 Shkurt, 10:03

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të KLGJ që tha se po ushtrohet presion ndaj SPAK. Rama tha të mos shqetësohen për presion e trysini, pasi SPAK nuk i vjen e keqja nga PS. Rama tha se në vend të shqetësohet KLGJ për presion, të vërtetojë historinë e dosjes Toyota Yaris që vetë Rama publikoi një ditë më parë përmes qytetarit dixhital.

I.M/Shqiptarja.com