Rama: Integrimi në BE i domosdoshëm, garanton lirinë dhe barazinë para ligjit pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë

3 Prill 2025, 11:40 | Përditesimi: 3 Prill 2025, 11:40

Kryeministri Edi Rama foli në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se për shqiptarët të qenit anëtarë të BE, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë. Kreu i qeverisë tha se vetëm në BE mund të garantohet liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë.

 

I.M/Shqiptarja.com