Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, tha se vota për PS është një votë për në BE.
Kryeministri ironizoi edhe opozitën, teksa tha se këneta për të cilën po flet ai, nuk ka lidhje me kënetën e Durrësit, e cila po transformohet çdo ditë falë investimeve.
"Nuk e kuptoj dot se si mund të jetë ndryshe përveçse një prind këtu në Durrës që nuk ka lidhje me PS, që i ka fëmijët 14 vjeç, 12 vjeç nuk ka rëndësi, por që kur mbaron mandati ynë i katërt do t’i çojnë në universitet jashtë shtetit. Po ta marrin votën e tyre dhe ta hedhin në kënetë. Këneta që po flas unë i merr të keqen kënetën këtu në Durrës se me gjithë këtë punë që po bëjmë me Anin po transformohet ditë për ditë. Ta hedhë votën në kënetë për tifozllëk kot, ndërkohë që atë votë duhet ta marrë dhe fusë te kutia e PS, për të marrë pasaportë për fëmijët që ka 14 vjeç. Që kur të bëhet 18 vjeç, ta çojë në universitet, të mos jetë student i huaj por i BE që të shkojë ku të dojë. Ajo që ndodhi me studentët në Britaninë e Madhe të jetë mësim për prindërit këtu.”, u shpreh Rama.
Xh.D/Shqiptarja.com