Rama: Korridori i 8-të është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimi rrugor-hekurudhor të BE-së

12 Dhjetor 2022, 12:39

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për Portin e Porto Romano, tha se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

‘Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme.’- tha Rama.

  •  

    No videos found.