Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashket të Politikave te Arsimit te Larte me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durres.
Në mbledhje u diskutua për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, në kuadër të të cilit janë nënshkruar së fundmi rreth 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces 30 marrëveshje me universitete prestigjioze ndërkombëtare.


















