Rama me operatorë turistikë në Berlin: Objektivi ynë për 2030-ën është të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm

8 Mars 2023, 10:33

Kryeministri Rama zhvilloi në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjoze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, turistëve të saj, si edhe përmes promovimit në tregun gjerman të potencialeve të jashtëzakonshme turistike dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.