Rama nderon me medalje komandantin e ‘Guardia di Finanza’, Gjeneral Giuseppe Zafarana! Kryeministri: Së bashku ia kemi dalë të luftojmë krimin

9 Nëntor 2022, 15:25 | Përditesimi i fundit: 2022-11-09 18:25:08

Në Kryeministri, përmes një ceremonie të veçantë, po zhvillohet ceremonia e nderimit të Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.