Rama ndryshon kupolën e PS-së, Gjikondi: Tregon pakënaqësinë e kryesocialistit! Meçe: Do të ketë lëvizje dhe në qeverisje

26 Korrik 2023, 21:55

Kryesocialisti Edi Rama bëri ndryshime drastike në kupolën drejtuese të PS-së, duke shkarkuar të gjithë sekretariatin, ndërsa emërimet e reja priten të bëhen në shtator. Analistja Brizida Gjikondi tha se këto lëvizje tregojnë pakënaqësinë e Ramës me organizimin politik të PS-së