Rama në Angli: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

24 Mars 2023, 08:52

Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t'ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.