Rama në Itali, takon kryebashkiakun e Bergamos

8 Tetor 2022, 22:51

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku vizitoi qytetin Bergamo, të cilin ai e konsideroi si “Kryeqytet Europian të Kulturës”. Në një video të ndarë nga vetë ai në "Facebook " duken pamjet gjatë vizitës, ku delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari i Bashkisë së qytetit Giorgio Gori.