Rama në stacionin ultramodern të TAP: Burim i sigurt për zhvillimin ekonomik dhe social, transformim në dekadën që jemi

6 Korrik 2021, 13:28 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 15:42

I pranishëm mesditën e sotme në stacionin ultramodern të Gazsjellësit TransAdriatik, ku do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit, Kryeministri Rama ka deklaruar se ky është një investim i ri strategjik i cili i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor, ndërkohë që po vijon puna për projektin e detajuar për tubacionin Fier – Vlorë, i cili do të lidhë gazsjellësin me TEC-in e Vlorës e me portën e re hyrëse që do të investohet nga gjiganti Exxon Mobile.

r.k./Shqiptarja.com