Rama në 'sy m'sy': I vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve! Në mars hapet tuneli i Murrizit

20 Shkurt 2025, 09:27 | Përditesimi: 20 Shkurt 2025, 09:27

Në rubrikën sy m’sy ku Rama i përgjigjet qytetarëve pranoi rritjet e çmimeve.

Natyrisht ekonomia nuk është mjaftueshëm mirë, e njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Jam i vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve,në disa raste jashtë logjikës, por ama shifrat flasin vetë. Nëse kur ne morën detyrën ishin 100 mijë kompani aktive sot janë 250 mijë. Një shifër domethënëse kjo. Ambicia jonë është për të bërë më shumë. 

r.k./Shqiptarja.com