Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë përurimit të Teatrit të ri bëri një krahasim me stadiumin dhe të gjithë ata që bënin rezistencë për të mos e prekur. Kreu I qeverisë u shpreh se godina e re do të jenë në nivel europian dhe do të organizohen aktivitete ndërkombëtare.
“Mund të bëjmë paralele me stadiumin se u fut në listën e zezë të UEFA-s dhe FIFA-s. ndërkohë vijonte rezistenca absurd për të mos e prekur kur ishte e qartë që nga pikëpamja e vlerës historike, stadium ishte vetëm në një pjesë të tij ai që kishte qenë dhe e gjithë pjesa tjetër një shtesë që nuk kishte vlerë.
Ne e ndërtuam stadiumin dhe jam i bindur që askujt deri para se stadium të bëhej realitet, nuk I ka shkuar mendja që në Shqipëri të luhej finale europiane dhe Tirana të ishte destinacioni që të merrte sytë e gjithë botës mbi vete. Ndodhi se ndërtuam stadium të denjë dhe më besoni se janë kushte të panumërta. E njëjta do të ndodhë me Teatrin sepse pa diskutim ky teatër nuk do të jetë vetëm destinacion për komunitetin tonë të dashamirësve e teatrit por do të jetë një vend ku pa diskutim do të organizohen aktivitete ndërkombëtare, një hapësirë ku do të ketë ballafaqim në Tiranë të teatrove të ndryshëm nga rajoni, Europa e bota”, tha Rama.