Rama nga Praga: BE mbetet më konkreti prej projekteve

6 Tetor 2022, 23:04

Ideja e një komuniteti të ri politik europian është, në fakt, një ide e vjetër, e vjetër, ndoshta, sa vetë Europa. Rrënjët e saj intelektuale gjenden në vizionin e një francezi – jo të EmmanuelMacron-it ose, mbase, të Emmanuelit në një mishërim të mëparshëm mistik – një francezi të quajtur Abati i Shën Pjetrit. Në shekullin e 18-të, ky francez doli me idenë e një bashkimi të shteteve europiane, qëllimi i të cilit ishte të garantonte paqe të përhershme. Ishte koha pas Traktatit të Utrehtit, një pikë kthese në historinë e Europës, pas disa vitesh konflikti të përgjakshëm, që pati shkaktuarhumbje tëmijëra e duzinajetësh njerëzore dhe shkatërrime të mëdha, por, ndoshta, po aq ndjeshëm, oreksin e sovranëve të tyre për më shumë luftë. Dukshëm, ai ishte një projekt për integrimin europian, i cili identifikoi si rrezikun më të madh për unitetin dhe paqen nëEuropë, pikërisht, mbizotërimin e egoizmaveindividualetë vet shteteve. Ai më i vjetri në fakt, mbetet një nga projektet më largpamëse dhe ambicioze të integrimit institucional. Është një mësim, jo vetëm për modelin ambicioz që propozon,por edhe për mënyrën se si dështoi. Megjithatë, udhëheqësit e mbarë Europës ishin entuziastë për idenë. Frederiku i Madh i Prusisë ishte veçanërisht optimist. “Gjithçka që i mungon për të pasur sukses,” i shkruante ai Volterit, pra Projekti “është konsensusi i të gjithë Europës dhe disa hollësira të vogla të ngjashme”. Kam vazhduar duke thënë se, “Janë pikërisht ato “hollësirat e vogla”,që atëherë, që na kanë bërë sot bashkë këtu, më shumë se tre shekuj më pas”, tha Rama. Kryeministri theksoi megjithatë, se pavarësisht gjithçkaje, Bashkimi Europian mbetet më i suksesshmi dhe më konkreti prej projekteve. “Sigurisht, në rrjedhën e shekujve kemi mësuar së paku të dështojmë më mirë dhe, nga të gjitha përpjekjet e ndryshme tëtë gjithë paraardhësve tanë europianëpër të tejkaluar atëdyshimin e ndërsjellë që ka çuar shpesh në konflikte dhe pastaj në luftë dhe për të krijuar besimin reciprok qëçon në paqe dhe prosperitet, Bashkimi Europian mbetet sot e kësaj dite, pa diskutim, më i suksesshmi, më frymëzuesi dhe më konkreti prej projekteve. Bashkimi Europian është për t’u admiruar, jo vetëm sepse solli paqen më kohëgjatë në këtë kontinent dhe krijoi forma të mirëfillta të bashkëpunimit mes vendeve, por edhe sepse, pavarësisht të gjitha pa përsosmërive të tij që sjellin ndasi e gjithmonë e më shumë vorbulla në një territor që është sidoqoftënjë territor shpirtëror që e ushqen përkatësinë sidomos të brezave mëtë rinj, që ndihen europianë përpara se të ndihen gjermanë, francezë, holandezë ose edhe britanikë deri te shqiptarët, që janë, dihet botërisht, më euro optimistët, kështu thonë edhe anketat e Brukselit”