Rama nga qyteti bregdetar: Ky është takimi më i madh që kam parë ndonjëherë në Durrës, do marrim 9 mandate

8 Maj 2025, 21:33 | Përditesimi: 8 Maj 2025, 21:33

Kryesocialisti Edi Rama ka thënë në takimin në Durrës, se është takimi më i madh që ka parë ndonjëherë.

Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.

“Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, atëherë pa asnjë diskutim do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste.” - tha Rama.

H.K/Shqiptarja.com

r.k./Shqiptarja.com