Rama: Nuk është udhëtim me autobus, BE-ja s’të jep as gurin për të vrarë veten nëse nuk bën detyrat! Negociatat s’janë llafe

13 Mars 2025, 12:25 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 12:25

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do hyjë në BE vetëm pasi të bëjë detyrat e saj, pasi pa i bërë ato Europa është e vështirë për t’u bërë pjesë.

Madje shtoi se shkuarja në Bruksel nuk është një udhëtim me autobus apo me avion, kurse qëllimi ishte që qytetarët shqiptarë të ndiheshin njëlloj si qytetarët e BE-së. Ai theksoi se BE-ja nuk të jep as gurin për të vrarë veten pa bërë detyrat që ajo kërkon.

I.M/Shqiptarja.com