Rama nxjerr shifrat: Mbi 100 mijë turistë gjermanë në Shqipëri në 7 muajt e fundit

15 Gusht 2022, 15:24

Kryeministri Edi Rama vijon publikimin e shifrave të turistëve të huaj të cilët kanë ardhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë. Së fundmi është ndalur te gjermanët, sipas së cilit në këto 7 muaj kanë ardhur 100 mijë turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.