Rama përplaset me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo: Turp të kesh

19 Prill 2021, 22:00 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 22:07:34

Kryeministri Edi Rama është përplasur në studio me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo.

Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”.

Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin. Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më thuaj që kali kryesor i betejës sime janë këta. Këta nuk janë kali kryesor i betejës sime. Kali kryesor i betejës sime është që eksportet bujqësore, meqë më thua se çfarë bëtë, e di ti Babaramo që ne sot, Shqipëria ime dhe e jotja, është eksportuesja më e madhe në Ballkan ...

Babaramo:Për hashash?

Turp të kesh.

Babaramo:Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.

Turp të kesh.

Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.

Më dëgjo mua.

Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.

Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë. 

Turp të kesh.