Rama prezanton 'makinat spiune': Evidenton mangësitë e dokumentacionit të mjetit dhe rastet e informalitetit në transport mallrash apo udhëtarësh

2 Shkurt 2023, 15:51

Një tjetër inovacion teknologjik që pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor është ‘E-monitorim Mobile’. Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e makinës me teknologji avantgard, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.