Rama publikon pamje nga 29 qendrat shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil: Po vjen një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm

17 Qershor 2021, 08:41

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga 29 qendrat e reja shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Rama shkruan po vjen një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm dhe kjo falë luftës me pasion, solidaritetit dhe aftësisë që është bërë deri më tani.