Rama publikon video nga Kopshti Zoologjik: Hap dyert së shpejti për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar prej vitesh

7 Nëntor 2021, 09:37 | Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 09:37

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti.

I veshur sportiv, kryeministri ka lajmëruar se ky projekt i ri në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është krijuar posaçërisht për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite. 

KT/Shqiptarja.com