Rama qeras me raki zyrtaren japoneze, nuk kursen batutat: Mos pi shumë, merre gotën me vete! Për 3 minuta do telefonosh bashkëshortin

22 Shkurt 2023, 15:14

Pas takimit me homologun e tij japonez, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘instagram’ teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë me të cilët nuk i ka kursyer batutat e shumta.

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi  bashkëshortin”, dëgjohet të thotë Rama në video.