Pyetjet e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ kishin të bënin me investimet nëpër qytete dhe pretendimet e një komentuesi për braktisjen e fshatrave nga të rinjtë. “Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën”, u shpreh kreu i qeverisë. Kurse për problematikën e furnizimit me ujë në Sarandë ai u shpreh se “për ujësjellësin e Sarandës po investohemi”. Një ndjekës vinte në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, por Rama iu përgjigj: “Filloje nga Europa, ku do ti? Në Spanjë, Itali, Gjermani, ku do? Shko dhe numëro pleq dhe të rinj! Se e bëtë fenomenin që është i kudondodhur, na e bëni vetëm tonin. Hajde me mua të shkojmë e të shohim, në Roskovec, Sarandë, Xarrë, Mursi, fushat e Korçës, zonat ku ka prodhim, e të shohësh ti a janë pleq ata që punojnë apo të rinj. Hajde të shkojmë në Malësi të Madhe, ose në Tropojë ku merren me mbledhjen e paketimin e gështenjave”, vijoi kreu i mazhorancës. Rama vijoi se edhe për Fierin po bëheshin investime, kryesisht për infrasktrukturën rrugore bregdetare, duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi në rrjetin social. “Për Fierin do bëhet më e mira. Kemi filluar infrastrukturën për ta nxjerrë në det, që ta marrin vesh të gjithë, se fierakët e dinë, që edhe Fieri ka det”, tha ai. Dhe në fund e mbylli me nivelin e pagave. “Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro dhe do ngrihet më shumë. Tani po ju lë se punë të tjera më parein e ju presin”, e mbylli Rama.
Rama: Rruga e bregdetit të Lezhës do bëhet si Spanja, po investohet tek e Fierit! Edhe Europa ka pleq nëpër fshatra, s’është vetëm fenomen shqiptar
Video të tjera
-
Shkodër/ Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti
11 Qershor, 23:04 -
Amnistia penale miratohet më 18 qershor, qeveria parashikon ndryshim të datës kufi. Zv. ministrja për Report Tv: Rritet numri i përfituesve, zero tolerancë subjekteve të SPAK
11 Qershor, 16:16 -
Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet pronari, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë
11 Qershor, 16:09 -
Report Tv zbardh dosjen/ Si u vra efektivi Enea Mekolli? Në operacionin në Maliq, mori pjesë edhe një çoban! U vesh me uniformën e policisë
11 Qershor, 15:59 -
Zhdukja e Eglant Koçit/ Report Tv në vendin ku u mor peng, zyra e autorit e blinduar, kamera e sigurisë e shqyer dhe me njolla gjaku! Policia kontrolle në zonat malore të Tiranës
11 Qershor, 12:37 -
Mashtrim me call center, 4 në pranga në Tiranë! 49 punonjës nën hetim, sekuestrohen 107 pajisje
11 Qershor, 09:49 -
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i dendur ‘pushton’ zonën
10 Qershor, 22:04 -
Rrethimi i lartë me gjemba që ka ngritur Bashkim Ulaj në Rrjoll, Prek Molla: Të shtunën protestë, do shembin gardhin si në Zvërnec
10 Qershor, 17:26 -
Fati i të riut Koçi ende mister prej 6 ditësh, kamera kap autorin me motorin e 34-vjeçarit! ‘Mand dhelpra’ doli me qese të zezë nga vendi i pengmarrjes (VIDEO)
10 Qershor, 15:09 -
Goditja e grupit kriminal në Tiranë, pamjet kur trafikanti i shet armë agjentit të policisë
10 Qershor, 15:06 -
GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit për Veliajn, Ndreca i drejtohet KLGJ-së: Anuloni udhëzimin tuaj të 2023-shit që përdoret nga gjykatat për të ‘mbyllur’ seancat
10 Qershor, 14:10 -
Cllevio sprapset nga pajtimi me reperin: S’bëhem shok me njerëz të imoralshëm!
10 Qershor, 13:53 -
Veliaj mungon në gjyq: Mbajtja në kafaz antikushtetuese!
10 Qershor, 13:39 -
Tiranë/ I veshur me të bardha, pamjet kur autori që dyshohet se rrëmbeu 34-vjeçarin largohet në errësirë me motorin e Koçit
10 Qershor, 13:07 -
Tiranë/ Pamjet kur autori që dyshohet se rrëmbeu 34-vjeçarin largohet në errësirë me motorin e Koçit
10 Qershor, 12:57 -
Veliaj mungon në gjyq: Mbajtja në kafaz antikushtetuese!
10 Qershor, 12:13 -
Gjyqi për Laert Haxhiun, Cllevio paraqitet në GJKKO
10 Qershor, 11:51 -
Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person
10 Qershor, 11:31 -
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, në gjendje të rëndë motoristi
10 Qershor, 11:11 -
Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë! 4 në pranga, 2 në kërkim!
10 Qershor, 09:25