Rama: Sot s'kemi siguruar dot energjinë që na nevojitej! Duhet të kursejmë, të hiqen nga puna punonjësit që s’kanë asnjë funksion

23 Korrik 2022, 16:11

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Ai tha se çmimi i energjisë në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. Rama u shpreh se sot çmimi tavan i energjisë ishte 600 euro megavat, ndërsa një vit më parë blihej maksimumi me 900 euro.

Kreu i qeverisë tha se duhet të mësojmë të kursejmë, pasi mund të përballemi me situata më të vështira. Ai u tha kryebashkiakëve se në institucionet ku ka punonjës tepër, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion duhen shkurtuar

“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla. Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendo. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Nëse s’do kishim këtë të jemi të sigurt që pjesa më e madhe do thonim nuk diskutohet që do i bëjmë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim.