Rama ‘thumbon’ opozitën: Mësuesit dikur ishin skllevër të politikës

12 Shtator 2022, 10:48

Kryeministri Edi Rama një fjalën e tij ka thumbuar opozitën teksa sipas tij ka risjellë në vëmendje faktin se mësuesit dikur ishin skllevër të politikës.

‘Është e rëndësishme të kujtohemi nga e nisëm. Sot jemi dita me natën, po të mendojmë ku do shkojmë jemi nata me ditën. Më parë mësuesit ishin skllevër të politikës. Mund të ngryseshin në një vend pune dhe të gdhiheshin të hedhur në një tjetër vend pune. I gjithë sistemi i rekrutimit bazohej në parti, politikë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësia e tyre, përpjekja për ti trajtuar gjithnjë e më mirë, brenda mundësive tona, shoqëruar me një proces tërësisht të pavarur, siç është portal mësues për Shqipërinë, e ka ndryshuar situatën e mësuesve.

    No videos found.