Rama u sjell të rinjve shembullin e Melonit: E nisi kur ishte e re dhe sot është kryeministre e Italisë, merreni politikën në duart tuaja dhe ndryshoni gjërat

7 Dhjetor 2022, 14:57

Në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka folur për mundësitë që Shqipëria ofron për të rinjtë. Por, Rama kishte një mesazh për të rinjtë, ku iu bëri atyre thirrje që t’i marrin vetë gjërat përsipër dhe mos të presin nga prindërit apo politika.

Rama u solli si shembull kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku tha se ajo e ka nisur politikën që kur ishte e re duke luftuar në çdo asamble studentore, por sot drejton Italinë. Rama tha se të rinjtë nuk duhet ta shohin problemin tek politika, por duhet ta marrin vetë politikën në dorë dhe të ndryshojnë gjërat.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, ku iu jep mundësi çdo të riu, edhe atyre shqiptar që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.