Rama vizitë zyrtare në Berlin, takim 'kokë më kokë' për rreth 1 orë me kancelarin gjerman Olaf Scholz! Report Tv zbardh axhendën

7 Mars 2023, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2023-03-07 11:52:51

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, atje ku dhe pritet që të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori i cili raporton nga Berlini, ka zbardhur axhendën e takimit, ku kreu i qeverisë në orën 11:15 do të zhvillojë një takim tete-a-tete Olaf Scholz për rreth 1 orë, ndërsa në orën 12 e 30 do të ketë një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe kancelarit gjerman.