Rama-izraelitëve: Nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri! Mund të mos mësoni shumë, por s'do mërziteni

24 Tetor 2022, 12:01

Nga Izraeli, kryeministri Edi Rama i sugjeroi përfaqësuesve politikë që vitin e ardhshëm të mbajnë konferencën në Shqipëri. Pasi i tregoi se çfarë i thoshte gjyshja, i tha se këtu nuk do të mërziten.

Edhe më parë i bëri thirrje që të vizitojnë vendin tonë sepse do t’i shijojë shumë nga bukuritë natyrore që ka.

“Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë.

Unë mërzitesha me ta dhe ajo (gjyshja) më thoshte: Mos u shqetëso. Rri qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu që do të bësh gabime gjithë jetës sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.

Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t'ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë nga sa dini, por nuk do të mërziteni”, tha Rama.

    No videos found.