Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme: Përfundon brenda vitit, investim i qeverisë 14.8 mln euro

15 Maj 2021, 13:23

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e investimeve për modernizimin e QSUT, ku deklaruan se spitali i ri do të përfundojë brenda vitit.

"Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital. Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve", tha Manastirliu.