Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Alibeaj: Tregoi atë që KAS dhe Kolegji Zgjedhor nuk duan të shohin

22 Qershor 2021, 11:49

Pas deklaratës zyrtare të PD-së, ish-deputeti Enkelejd Alibeja ka dalë nga selia blu për të komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas Alibeajt, u vërtetua që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe se u konfirmuan akuzat e demokratëve për presion ndaj votuesve dhe vënien në funksion të shtetit të administratës publike.

Ai hedh akuza edhe për KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

"Ky raport pra dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duantë shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të  Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve", tha ndër të tjera Alibeaj.