Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund

8 Shtator 2021, 14:14

Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.