Raporti i KLSH, të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Drejtuesi i hematologjisë kërkoi masa: Duhet ndryshuar protokolli i kurimit

9 Qershor, 16:29

Dhjetëra pacientë të cilët vuajnë nga Leucemia Limfoide Kronike, që prej muajit shtator nuk po trajtohen me një prej medikamenteve kryesore, barin “Ibrutinib 140 mg”.  Pacientët të cilët trajtoheshin prej 2 vitesh me këtë medikament nuk e marrin më si shërbim për shkak të paqartësisë në protokollin e përdorimit, nëse mjekimi duhet të vazhdonte pa afat, apo maksimumi deri në 2 vite.