Raporti/ Organizata e OKB, ILO: 12% e shqiptarëve të punësuar marrin pagë nën 5 dollarë në ditë, nën kufirin e varfërisë

29 Shtator 2021, 14:40 | Përditesimi: 29 Shtator 2021, 14:40

Viti i parë i pandemisë, solli varfërim të shqiptarëve, një pjesë e të cilëve, morën paga nën kufirin e varfërisë relative, që është 5 dollarë në ditë. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet Departamentit të Punës, gjatë vitit të kaluar 12% e totalit të të punësuarve në vendin tonë morën paga nën 5 dollarë në ditë.

Pesha e të punësuarve me pagë nën kufirin e varfërisë erdhi në ulje gjatë vitit 2020, krahasuar me 3 vitet e mëparshme, por sipas ekspertëve kjo ka ardhur jo si pasojë e rritjes së mirëqenies, por e shkurtimeve të vendeve të punës për shkak të pandemisë së COVID-19.

r.k./Shqiptarja.com