Rastet e shumta të qytetarëve të infektuar me grip, epidemiologia e ISHP: Shmangni spitalet! Janë viroza normale, nuk duhen trajtuar me antibiotikë

19 Janar 2023, 12:38

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi.