Reforma në Drejtësi, Sokol Sadushi: Asistenca e ndërkombëtarëve e mirëpritur dhe e nevojshme për të çuar deri në fund misionin e saj

13 Dhjetor 2022, 11:55

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, u shpreh se gjatë këtyre tri viteve Gjykata e Lartë ka bërë një punë voluminoze. Gjykata e Lartë tha Sadushir, ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, një staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë sa 3 vjet më parë. Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësore tha se asistenca e partnerëve ndërkombëtare është jo vetëm e mirëpritur por edhe e nevojshme.