Reforma Zgjedhore, Klosi: Dyshoj se në mbledhjen e nesërme do kemi përplasje të forcës! Sula: Do jem i pranishëm, kërkojmë zëvendësimin e Alibeajt si bashkëkryetar

18 Janar, 22:14

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të zhvillohet ditën e nesërme (19 janar), ka mbizotëruar zhvillimet politike në Shqipëri. Gjatë diskutimit për ndryshimet që mund të sjellë ky komision në kodin zgjedhor, deputeti i PS, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv tha se dyshon se nesër opozita do ndjekë të njëjtin skenar kaosi në mbledhjen e komisionit.