Reforma zgjedhore, Klosi: Fitojmë 2025, Sula: Mos u ngopshi! (18 janar 2024)

19 Janar, 07:41 | Përditesimi i fundit: 2024-01-19 09:15:16

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të zhvillohet ditën e nesërme (19 janar), ka mbizotëruar zhvillimet politike në Shqipëri. Deputeti i PS, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv tha se dyshon se nesër opozita do ndjekë të njëjtin skenar kaosi në mbledhjen e komisionit. Deputeti Dashnor Sula bëri me dije se do të jetë i pranishëm në mbledhje por nuk di objektin që do të ketë komisioni në rend dite.