Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë

12 Nëntor 2021, 12:05 | Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 15:06

Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje huaje për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, në vijim të reformës në këtë sektor. Kjo kredi do të shërbej për konsolidimin e strukturës së  OSHEE, ndarjen  e tre operatorëve  të OSHEE, të nxisë funksionimin e bursës së energjisë dhe krijimi i një tregu konkurrues për energjinë

r.k./Shqiptarja.com