Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! Alibeaj nuk pret vendimin e KQZ, dërgon kërkesën në KAS: Basha ka ikur

11 Mars 2023, 18:27

48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sonte në mesnatë, por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve. Për këtë arsye pa pritur orën 00:00, PD-ja e Enkelejd Alibeajt ka dërguar kërkesën në KAS.