Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! I përgjigjet Sefa: Merr vendim tani, do të shkojmë në KAS, Basha ka ikur

11 Mars 2023, 16:10

Partia Demokratike me shumë mundësi nuk do të regjistrohet nga Ilirjan Celibashi për 14 majin. 48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për PD që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje.