Regjistrimi i tokave bujqësore, Artan Lame: Tani kemi një ligj që na jep mundësinë të regjistrojmë pronat deri në fund

9 Gusht 2022, 21:30

Banorët e fshatit Pilur të Himarës do të kenë mundësinë që të regjistrojnë tokat bujqësore. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame sqaroi procedurat dhe vijoi diskutime të lira me fermerët e fshatit, me qëllim për të shpalosur të gjitha tipologjitë e problematikave të tyre dhe zgjidhjet e ofruara nga Ligji i ri 20/20.