Regjistrimi për 14 majin, KQZ regjistroi sot 42 parti, miratohen në parim kërkesa për 4 kandidatë të pavarur! Nesër shqyrtohen 'të mëdhatë', vendoset fati i PD

8 Mars 2023, 12:05

49  parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet.