Rehabilitimi i përroit të Lushnjes, Balla: Punimet përfundojnë brenda 2023! Arterie kryesore për të shkuar nga jugu në veri

4 Janar 2023, 10:39

Punimet për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë qytet, do të përfundojnë brenda 2023. Ka qenë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla që ka bërë të ditur lajmin, teksa inspektoi punimet së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. Balla u shpreh se ky projekt është një arterie kryesore për Lushnjen për të shkuar nga jugu në veri.