RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana

21 Shkurt 2025, 20:11 | Përditesimi: 21 Shkurt 2025, 22:01

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA arrestuan në Shkodër dhe e transportuan nën masa të rrepta sigurie në Tiranë, Safet Bajrin. SPAK e akuzon se bashkë me kushëririn e tij Behar Bajri, dhe të besuarin Astmer Bilali, të dy në burg për krime të tjera, vranë si grup i strukturuar kriminal, xhaxhain e Ibrahim Licit, rivalit të tyre në Shkodër, 7 vite më parë.

    r.k./Shqiptarja.com