RENEA 'zbarkon' në terren për kontrolle, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Po vihet në krye të aksioneve në mënyrë të padrejtë! Policia nuk po beson në Drejtoritë Vendore

16 Qershor 2021, 13:39

Prej dy ditësh forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuça thotë se është një rast i rrallë që forcat RENEA zbresin në terren, pasi ato janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Karamuça thotë se aksioni i policisë ishte i pritshëm pas ngjarjeve të rënda kriminale, por RENEA e ka funksion dytësor kontrollin e makinave apo ambienteve.