Rënia e valutave tkurr me 427 mln euro eksportet! Manifaktura kërkon kompensim të humbjeve

22 Dhjetor 2023, 16:23

Bizneset shqiptare kanë shitur jashtë vendit mallra më pak se vitin e kaluar. Referuar të dhënave të INSTAT, eksportet tona janë ulur me 9.8% nga janari deri në nëntor të këtij viti, në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar. E përkthyer në vlerë monetare, eksportet gjatë kësaj periudhe zbritën në vlerën 3.9 miliardë euro, nga 4.3 miliardë euro që ishin në vitin e kaluar, duke u ulur me afro 427.5 milionë euro